Ismet Munishi: Nuk i frikësohemi Prishtinës

FC Ballkani ka organizuar një konferencë për media në prag të sfidës ndaj FC Prishtinës, e vlefshme për javën e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi, deklaroi se skuadra e tij do ta respektojë Prishtinën, por që nuk do t’i frikësohet.

“Për lojën brenda fushës unë personalisht pa modesti them se jemi skuadër e fortë por kemi respektin ndaj Prishtinës, sepse është skuadra më e trofeshme në vend dhe këtë edicion po tregon lojë cilësore, duke treguar edhe ngritje pas ardhjes së Dallkut, ku vërehet përmasimi te ta, por ne nuk do të fiksohemi dhe jemi optimist për këtë sfidë”, tha Munishi.

Në këtë takim, Munishi konfirmojë mungesën e Besnik Krasniqit i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Kurse, në fund, trajneri i Ballkanit tha se pritet të starton me tre mbrojtësit: Berisha, Sinani e Prekazi, pasi sipas tij janë me shumë përvojë.

Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.