Ismet Munishi iu kërkon falje tifozëve të Gjilanit

Ismet Munishi ka bërë të ditur se sot ka arritur marrëveshje me Gjilanin për ta drejtuar për një vit e gjysmë.

Në një postim në Facebook, Munishi iu ka kërkuar falje tifozëve të Gjilanit pasi që më herët kishte thënë se asnjëherë s’do ta drejtonte Gjilanin, shkruan Ballkani.info.

Munishi merr drejtimin e Gjilanit pas dorëheqjes se Bylbyl Sokolit.

Postimi i plotë i Munishit:

Sot arrita marrvedhjen e bashkëpunimit me klubin Sc Gjilani dhe Presidentin Florim Zuka per 1 vit e gjysem .

Urime Skiftera dhe me vjen keq per deklaratat e mija te kahemotshme sa kemi qene rival , shpresoj te me kuptoni… Se bashku me nder dhe krenari do ti synojmë majat .

Faleminderit miqeve shokve dhe dashamirve per urimet .

Forca Sc Gjilani

Forca Skifterat