Ismet Munishi e “regj atmosferën” në KF Ballkani, i këndon dashurisë
Pak dite para fillimit të kampionatit të ri, Ismet Munishi ka kënduar para futbollistëve të tij.
Ai ka dhuruar spektakël duke e ngritur në kulm atmosferën në skuadër, diçka që është me rëndësi të madhe për skuadrat e futbollit.
Munishi njihet si një trajner që kudo qe punon arrin të krijojë atmosferë fantastike në mesin e futbollistëve dhe për motivim të lojtarëve.
Ai ka kënduar këngën “Mos u largo” që është një këngë dashurie që një mashkull ia këndon të dashurës së tij, duke ju lutur që mos të largohet.
Bashkë me trajnerin kanë kënduar edhe futbollistët e Ballkanit.
Të dielën skuadra therandase do të udhëton në Klinë ku do të përballet me Dukagjinin, i cili është promovuar sivjet në IPKO Superligën e Kosovës.