Ismet “baba” shënon super gol nga goditja e lirë në stërvitje VIDEO

Trajneri i skuadrës së Ballkanit, Ismet Munishi ka treguar aftësitë e tij gjatë stërvitjeve me klubin e tij.

Ai në seancat e mbajtura sot, ka treguar klasin që ka duke ekzekutuar goditjet e dënimit në mënyrë të përsosur.

“Vitet ikin, klasi mbetet gjithmonë”, ka shkruar Munishi.

Kujtojmë që Ballkani luan ndeshjen e fundit të këtij stinori ndaj Dritës, ndërsa në fundjavën tjetër e pret finalja e Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës.