Naim Ismajli, kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimës së bashku me kandidaten për Asamble Komunale, Rifete Qorrolli kanë takuar nga afër banorë të fshatit Rashincë, përcjell Ballkani.info.

Ismajli ka treguar se së bashku me qytetar kanë bashkëbiseduar për shumë projekte madhore që janë realizuar gjatë mandatit qeverisës dhe për projektet tjera komunale që kanë për t’u jetësuar në vazhdimësi në këtë fshat fisnik e bujarë.

“Në dy takimet që pata, entuziazmi i qytetarëve rashincas për të mbështetur fuqishëm PDK-në shihej kudo ngase programi ynë garanton zhvillim ekonomik dhe një jetë më të mirë për të gjithë banorët e kësaj zonë”, ka shkruar Ismajli.