Kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimës, Naim Ismajli, sot ishte për vizitë në ndërmarrjen private “Liori-Pelet” në fshatin Mollopolc, ku bëhet prodhimi i peletit, përcjell Ballkani.info.

Ismajli ka treguar se pronarit, z. Mehmet Ismajli i shprehi gjithë gatishmërinë që gjatë mandatit të tij qeverisës do të vazhdojë të përkrah bizneset e komunës në përmirësimin e infrastrukturës duke mbështetur rritjen e kapaciteteve prodhuese.

“Gjithashtu, konform mundësive ligjore ne do të mbështesim edhe më tej të gjithë prodhuesit vendorë në komunën tonë dhe do të angazhohemi që t’u lehtësojmë tregun në konkurrencë me prodhimet e jashtme”, shtoi Ismajli.

Postimi i plotë: