Ismaili pas aksidentit: Ekipet mjekësore në Gjilan dhe QKUK në gjendje gatishmërie

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se është i prekur thellë nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot në Gjilan.

Ismaili ka thënë se të gjitha ekipet mjekësore në Spitalin e Gjilanit por edhe në QKUK janë në gjendje gatishmërie për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për të lënduarit nga ky aksident.

“Lutjet tona janë me të lënduarit dhe familjarët e tyre. Familjes Qoqaj ngushëllime për humbjen e madhe”, ka shkruar Ismaili në Facebook.