Analisti

“Ismail Qemajli s’i ka folë ato budallaki” – Nexhmedin Spahiu kundër filmit “Nëntori i Dytë’

Analisti Nexhmedin Spahiu për filmin “Nëntori i Dytë” që i referohet shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Filmi është produkt i periudhës së diktatorit Enver Hoxha në Shqipëri.

Pikërisht Spahiu ka thënë se ky film i shërben “propagandës komuniste”.

Ai ka thënë se filmi ka shumë të pavërteta, duke deklaruar se “Ismail Qemaili nuk ka mundur t’i fliste ato budallakina”.

Spahiu e përshkruan Ismail Qemaili si diplomat të shquar, duke thënë se propaganda komuniste ia kishte atribuar ato fjalë Ismail Qemailit e që zakonisht i thoshte Enver Hoxha.

”Rrena e parë kjo që figura e Ismail Qemail Vlorës paraqitet sikur të ishte Enver Hoxha, mendimet e tij të dhëna në film janë retorika e Enver Hoxhës. Ismail Qemail Vlora nuk ka qenë ndonjë patriot sa e përshkruajmë, por ka qenë diplomat i klasit të parë, diplomat perandorak. Ai nuk ka mundur me i fol ato budallaki e që i ka fol Enver Hoxha”, ka thënë Spahiu në Pressing.