Islami ndahet me Feronikelin

Përparim Islami nuk do të jetë më pjesë e Feronikelit.

Mbrojtësi i djathtë kosovar ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me skuadrën nga Drenasi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Islami e ka falënderuar klubin për mundësinë e dhënë dhe i ka uruar suksese ekipit Gjelbër e Zi.

Ai e pati një eksperiencë të shkëlqyeshme dhe të suksesshme në “Rexhep Rexhepi”.

Ndërkohë, e pati një lëndim të rëndë i cili ia prishi paksa planet e tij.

Sidoqoftë, Islami ka dhënë kontribut të madh tek Feronikeli gjatë eksperiencës së tij aty.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Islamit në rrjetet sociale.