“Ishte nxënës shembullor”, koordinatori i shkollës flet për 17-vjeçarin që mbeti i vrarë në Deçan

Tre persona kanë vdekur pas një sulmi me armë zjarri mbi një autobus me nxënës në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Shoferi i autobusit dhe dy nxënës kanë mbetur të vdekur nga ky krim makabër.

Koordinatori i shkollës “Kadri Kusari” në Gjakovë, Arben Sufaj ku vijonte mësimet nxënësi i vrarë i moshës 17 vjeçare ka treguar për reporterin se ai ka qenë nxënës shembullor.

“Ishte nxënës shembullor i shkollës së mesme “Kadri Kusari” në Gjakovë. Na ka prek ky lajm pa masë neve si staf i shkollës pasi ka qenë nxënës i urtë e shembull për neve si staf”.