Ishte në listën e Vettingut, jep dorëheqjen ish-kreu i Gjykatës së Apelit
Report Tv ka mësuar se dorëheqja e ish-kreut të Gjykatës së Apelit Tiranë, Metush Saraçi është bërë në fillim të muajit nëntor dhe i është depozituar KLD-së dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Jo zyrtarisht nga KPK, flitet se Saraçi ka probleme me pasurinë dhe karrierën e tij në sistemin e drejtësis.
Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Metush Saraci ka dhënë dorëheqjen, në një moment kur ishte në listën e gjyqtarëve të cilët do t’i nënshtroheshin Vettingut.
Report Tv ka mësuar se dorëheqja e Saraçit është bërë në fillim të muajit nëntor dhe i është depozituar KLD-së dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Metush Saraçi ka mbajtur postin e kreut të Gjykatës së Apelit deri në 2011. Pas mbarimit të mandatit, ai u zëvendësua nga Alaudin Malaj.
Nga burime pranë KLD-së, Report Tv ka mësuar gjithashtu se Saraçi e ka dhënë dorëheqjen duke e argumentuar me arsye personale. Jo zyrtarisht nga KPK, flitet se ai ka probleme me pasurinë dhe karrierën e tij në sistemin e drejtësisë.
Sa i takon Komisionit të Vettingut, pas listës prioritare të kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë Gjyqësor, do të kalojë në sitë gjyqtarët e apeleve duke nisur nga Tirana.