Ishte më meritori për kualifikimin e Prishtinës në Champions, Dervishaj: Emocionët nuk munguan ndonëse pa tifozë!

Mabetex Prishtina “demoloi” ekipin tjetër shqiptar në garat evropiane, KF Tiranën, me rezultat 3-0.

Lojtari më i mirë në këtë takim ishte Mergim Dervishaj, që realizojë dopietë përballë kryeqytetasve shqiptar, shkruan Ballkani.info.

Ballkani.info ka bërë një intervistë me njeriun e ndeshjës, derisa ai është shprehur i lumtur me kalimin në raundin tjetër në ligën e kampionëve të futsallit.

I pyetur nëse ky dygolësh ishte më i rëndësishmi në karrierë, ai u shpreh që çdo gol për Prishtinën e ka vlerën e vetë si të ishte më i rëndësishmi.


Ai tregoi nëse ndjenë keqardhje për eliminimin e Tiranës:


“Tiranës i urojë shumë suksese në sfidat e reja që e presin, ky është futbolli, fitorja gjithmonë duhet të synohet së pari për vete” tha ai, transmeton Ballkani.info.

Dervishaj tregojë që pavarësisht mungesës së tifozëve në këtë takim për shkak të rrethanave me koronavirusin, perjetoi një emocion të papërshkrueshëm.

Majtaku i Prishtinës u shpreh optimist që të arrijë sa më lartë në garat evropiane e poashtu tha se pret mbrojten e titullit në superligën vendore.

Për fund Dervishaj për Ballkani.info u shpreh falenderues ndaj të gjithë përkrahësve të tij dhe ekipit ku ai aktualisht bënë pjesë.