Arrestim

Ishte agresiv dhe sulmoi policët, arrestohet një burrë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, “gjatë arrestimit i dyshuari kishte qenë agresiv duke rezistuar dhe sulmuar zyrtarët policor të cilët kanë pësuar lëndime trupore.”

I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit.

Raporti i plotë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë / 17.02.2024 – 02:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk kishte zbatuar urdhrat e zyrtarit policor në një pikë kontrolli të veturave. Gjatë arrestimit i dyshuari kishte qenë agresiv duke rezistuar dhe sulmuar zyrtarët policor të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa është konstatuar se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

VIDEO BONUS: Qytetarët urojnë ditën e Pavarësisë së Kosovës, shpresojnë për ditë më të mira