Ishin duke marrë pamje nga barrikadat, kanosen dy gazetarë në Rudarë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy gazetarë janë kanosur në Rudarë.

Në raportin e 24 orësh thuhet se derisa kanë qenë duke marrë pamje nga barrikadat janë kanosur nga një person.

“KANOSJE/Fsh. Rudar 11.12.2022 – 10:30.  Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e PK-së.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti vazhdon të hetohet.