Ish-zëvendësministri akuzon Mimoza Kusarin: Ka kontaktuar me Millan Radojqiçin

Ish-Zëvendësministri për Kthim, Milazim Gashi që është edhe kryetar i Bordit të IAMN, ka akuzuar shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes se ka komunikuar me Millan Radojqiçin, nënkryetar i Listës Serbe, por aktualisht edhe në kërkim nga drejtësia kosovare së paku për rastin e njohur si “Brezovica”. Emri i tij përmendet edhe në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviç.

“Aktorët e Vetëvendosjes kanë biseduar edhe me Millan Radojqiçin. Po e fshih atë muhabet”, ka thënë Gashi në Speciale në Klan Kosova.

I pyetur se kush ka biseduar me Radojqiçin, të cilin Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti haptazi e denoncojnë si kriminel, Gashi ka dhënë një emër.

“Aktorët e Vetëvendosjes… Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosej, Mimoza Kusari ka biseduar me Millan Radojqiçin. Dihet ajo, e din ajo kur e ka thirr e kur kanë komunikuar”, ka thënë tutje Gashi.

Milan Radojiçiq është i afërt i Zvonko Veselinovic, i njohur si ‘baba i urës së Ibrit’.

Pos shtetit amerikan, që i ka futur në Listën e Zezë, edhe vet shteti serb i ka hetuar këto dy fytyra të botës së krimit në Veri.

Një raport i shërbimit sekret serb, BIA që ishte pjesë e dosjes së Vesjeljenoviçit e që e ka siguruar InDoks thotë se ky shërbim ka fakte se Veselinoviq e Radojçiq janë liderë të grupit kriminal në veri të Kosovës e që ka lidhje të fuqishme me shumë persona nga Serbia dhe bota e jashtme dhe për një periudhë të gjatë kohore ndërmerr aktivitete të tregtisë ilegale me narkotik, kontrabandë me armë, municion shpëlarje të parave.

BIA konstaton se Veseljenovici drogën e merr nga shqiptarët, derisa atyre iu sjell në Kosovë armë ilegale.

Shërimi serb thotë se Veselenoiçi e përdorte Veriun e Kosovës madje edhe për të mashtruar Serbinë, pasi që nafta që dedikohej pa taksë nga Serbia për serbët në veri të Kosovës ai e ri-shiste në Jug të Serbisë pastaj si të kontrabanduar. Për këtë ai e ka përdorur firmën “Knez Petroll”.

Raporti thotë dhe se Veseljenoviçi një pjesë e parave të fituara me krim i plason në rrjedhe legale financiare, me investime në ndërtimtari në Veri të Kosovës apo në blerje të patundshmërive në Serbinë qendrore, si dhe duke i dhënë ato para me fajde.

Edhe EULEX kishte krijuar dosje të veçantë për Veselenoviq, e kishte mbledhur copëza të historisë kriminale të Millan Radojçiqit, që ktheheshin pas që në vitin 2003.