Ish ushtari i UÇK-së për Betejën e Koshares: Menduan se ishim 10 mijë vetë, ja pse ua kemi kallë shpirtin serbëve!

Ish ushtari i UÇK-së i cili luftoi në Koshare, Dardan Islami, i cili njihet edhe si analist e sipërmarrës, ka shkruar lidhur me atë që mendojnë dhe thonë serbët për këtë betejë të lavdishme.

Ai si shkas e ka marrë heqjen e flamurit kuqezi nga ish karakolli i ushtrisë serbe, ditë më parë, nga një prift serb.

Për kthimin e atij flamuri në vendin e vet menjëherë pas u hoq, Ballkani.info e publikoi një video ekskluzive.

Islami thotë se serbëve ju djegë beteja e humbur e Koshares edhe sot.

Postimi i plotë (origjinal) i Dardan Islamit:

Serbeve ju djeg beteja e humbun e Koshares shume, jau kem kall shpirtin, pra edhe sot kukurutin nonat e tyne! Ata jane shtri ne ate zone te kufirit me 15 mije trupa te blinduara nga Prizreni ne Peje, dhe jane ende shume te bindur qe UÇK , i ka pase 10 mije luftetare ne Koshare, e verteta eshte se total kami qen 1500. Per here te pare ne kete betej Serbia i perdori brigaden e 63 dhe 72 te parashuristeve te cilet i kursej ne luften e Kroacise dhe te Bosnjes, dhe  pasi ju vrane komandantet e ktyre njesive, ata urgjent i terhoqen nga fronti i luftes!

Shyqyr qe jane shkite e po e tregojn te verteten se per peralla te shqiptareve ishim ra ne depresion!

Eshte hera e pare qe ushtria e tyre u thy, humbi teritor dhe nuk arriti anjehere qe ta rikthej karaullen! #mosutut

https://www.facebook.com/dardan.islami.35/posts/2871788656373456