Besnik Kuçi

Ish-ushtari i UÇK-së mund të mbetet i paralizuar, kërkohet ndihmë urgjente financiare për operimin jashtë vendit

Ish-luftëtari i UÇK-së Adnan Hyseni, njëherësh drejtori i Fondacionit Humanitar “Avni Hyseni”, apelon për ndihmë materiale për ish ushtarin e UÇK-së, Besnik Kuçi nga Juniku, i cili pas një aksidenti ka lënduar boshtin kurrizor dhe duhet të operohet urgjentisht jashtë vendit, që të mos paralizohet tërësisht.

Në apelin për ndihmë të bërë publik nga Valbona, motra e ish-luftëtarit Besnik Kuçi, ajo kërkon ndihmë për ta shpëtuar vëllaun i cili ka nevojë për operim urgjent jashtë vendit.

Sipas motrës së Besnikut, 30 mijë euro është shuma që duhet të sigurohet urgjentisht, prej shumës së tërësishme prej 60 mijë euro, por 30 mijë janë premtuar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor”.

Njoftimi i plotë Adnan Hysenit:

“NDIHM PER BESNIK KUÇIN NGA JUNIKU 

KERKES URGJENTE nga motra e luftetarit te UÇK-se nga Juniku Valbona Kuçi me ndihmoni ta shpetoj vllaun i cili ka nevoj per operim urgjent jasht vendit 30.000€ eshte shuma e nevojshme dhe urgjente ku shuma komplete eshte 60.000€ por 30.000€ jane premtu nga Fondi i Sigurimit Shendetsor.

Ish ushtari i UÇK-se Besnik Kuçi nga Juniku ka nevoj urgjente per ndihm pas nje aksidenti ka lendu dy rend dy unaza dhe i duhet operim ne urgjent qe mos te paralizohet tersisht. Shuma e pergjithshme eshte 60.000€ qe perfshin operimin, trajtimin, akomodimin e percjelleses (motres) dhe ushtimin (biletat).

Pasi un per momentin jam jasht Kosove dhe duke e dite sakrificen e çdo luftetarit te vertet si Besniku po ju drejtohem BAMIRES ju qe e keni mundesin me ndihmu ish ushtarin e UÇK-se MDIHMOJENI.

WESTERN UNION

MANYGRAM

RIA

I dergoni ne emer te motres Valbona Kuçi (nr kontakti +383 45 264 592 ) dhe ne emer te vllaut Sadik Kuçi (nr kontakti +383 44 820 153)