Ish trajneri i Spanjës merr ofertë për të drejtuar Ekuadorin

Pushimet për Robert Morenon mund të përfundojnë shumë shpejt.

Ish trajneri i Spanjës i cili u shkarkua nga stoli i “La Rojas” për t’i hapur rrugën rikthimit të Luis Enriques, mund ta shohë veten në stolin e një tjetër ekipi përfaqësues.

Robert Morenos i është ofruar stoli i përfaqësueses së Ekuadorit nga drejtuesit e federatës së vendit amerikano-jugor, por spanjolli është në mëdyshje pasi kërkon të rifillojë punë në Europë. Ekuadori i ka ofruar 1,35 euro në sezon ndërsa objektivi është të kualifikojë Ekuadorin në Kupën e Botës, Katar 2022.

Moreno ka fituar një reputacion të mirë në drejtimin e Spanjës, pasi ia doli të merrte rezultate duke ruajtur fizionominë e lojës. Megjithatë mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e tij.