Tifozi i deritashëm i kombëtares shqiptare, politikani Albin Kurti, nuk e ka shkruar asnjë fjalë pas humbjes së kombëtares së tij të zemrës në futboll.

Skocia e ka mundur Shqipërinë 4-0 në ndeshjen e fundit të tyre në Ligën e Kombeve, që sapo përfundoi në Shkodër.

Kurti ka qenë tifoz i zjarrtë me dekada i kombëtares shqiptare, por nga sonte, pas fitoreve të njëpasnjëshme të Kosovës, edhe ai ndryshoi anë duke u rreshtuar pas djemve tanë.

Lideri i Vetëvendosjes sonte i ka befasuar të gjithë me urimin për fitoren e Kosovës kundër Maltës, shkruan Ballkani.info./

Si duket, Kurti është lodhur nga kritikat e vazhdueshme për qasjen kokëforte që kishte deri më tash dhe për të tërhequr votues të rinj, ai po vazhdon t’i shkelë të ashtuquajturat parime të tij.

Ish-tifozi i kombëtares shqiptare, Albin Kurti, i cili ka përvojë me fishkëllima dhe filikaqe, në të ardhmen pritet t’i bashkohet edhe tifozërisë “Dardanët” dhe politikanëve të tjerë nëpër tribuna, për ta përkrahur Kosovën edhe në stadiume. /Ballkani.info/