Ish-presidenti i Shqipërisë kërkon urgjentisht që deputetët e Kosovës të marrin vendim që të pezullohet Gjykata Speciale

Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, ka komentuar zhvillimet e djeshme në Gjykatën Speciale.

Mediani ka komentuar përplasjen që ndodhi në mes avokatit të ish-presidentit Thaçi, David Hooper, për shkak që sallën e gjyqit në Speciale, nuk ndodhet asnjë simbol i shtetit të Kosovës.

Mediani ka thënë se nëse me të vërtetë në sallën e kësaj gjykate nuk ka asnjë shenj të një institucioni kosovar, atëherë sipas tij, me urgjencë Kuvendi i Kosovës, duhet të marrë iniciativë për amandamente ligjore për ndalimin e përkohshëm të funksionimit të kësaj gjykate.

Shkrimi i plotë nga ish-presidenti Rexhep Meidani.

Me beri pershtypje ky pasazh tek Lapsi.al. Sipas tij, avokati mbrojtes i presidentit H. Thaci, David Hooper, thekson nder te tjera: “Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate”.

Ndërkohë që Thaçi është pëergjigjur shkurt vetëm për pyetjet e domosdoshme duke thënë se avokati i parashtroi më së miri pretendimet e tij, vete avokati pohoi me bindje se informacioni për mbajtjen në arrest të ish presidentit ishte i paplotë, se sjellja e tij në sallë me pranga ishte një turpi dhe se salla gjykatës nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se ai qe një institucion kosovar, i miratuar nga parlamenti i këtij vendi.

Nese me te vertete, ne sallen e kesaj gjykate nuk ka asnje shenje te nje institucioni kosovar, atehere, me urgjence, Kuvendi i Kosoves duhet te ndermarre inisiativen e domosdoshme per amendamente ligjore rregulluese e imponuese, pse jo dhe per vendosjen e nje afati koheshkurter te nderprerjes se funksionimit te kesaj sajese politike, te miratuar ne nje parlament vendor dhe te “pompuar” si gjoja nje gjykate nderkombetare!…