Ish portieri i Realit do të suspendohet për 12 ndeshje, kjo është arsyeja

Portieri i Leeds United, Kiko Casilla, mund të mungojë deri në 12 ndeshje shkaku i sjelljes së turpshme në një ndeshje kundër Charlton në shtator, raporton Daily Mail.

Ish anëtari i Real Madridit, raportohet se ka ofenduar në baza racore sulmuesin e Charlton, Jonathan Leko, i cili këtë rast tashmë e ka raportuar.

Federata Angleze e Futbollit ka filluar një hetim që përfshin edhe leximin e buzëve dhe mbledhjen e provave të tjera kundër portierit të Leeds.

Casillas do të marrë vendimin për rastin e tij të mërkurën, por mediet angleze raportojnë se ai pritet të ndëshkohet nga tetë deri në 12 ndeshje.

Nëse ai merr këtë dënim të rëndë, do të humbas ndeshjet e këtij viti kalendarik.

loading…