Ish-portieri i Meksikës dënohet me 75 vjet burgim për tre raste të kidnapimit

Dënim i rëndë për 42-vjeçarin, Omar Ortiz Uribe nga drejtësia meksikane.

Gjykata e drejtësisë në Meksikë ka vendosur që pas 7 vitesh të kaluara në burgim nga Omar Ortiz Uribe, më në fund të jepet gjykimi për të.

do të jetë i burgosur në shtetin e Nuevo Leon, në burgun e ferrit, “Cereso Cadereyta”.

Pas një dënimi të marrë në vitin 2010-të kishte përdorur doping, në 2012-tën ai përfundonte këtë suspendim dhe ishte gati që të futej në botën e futbollit përsëri.

Por, policia e ka vënë në pranga për pjesëmarrjen e tij në një bandë grabitësish dhe rrëmbyesish, transmeton kp.

Drejtësia meksikane ka provuar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në të paktën tre rrëmbime nga Ortiz, duke përfshirë edhe atë të një vajze të mitur. Gjatë procesit të gjatë hetimor u zbulua se Ortiz ishte në borxh ndaj kartelit kriminal “Gulf”, për shkak të përdorimit të kokainës.

Tashmë në moshën 42 vjeçare, duket se ai do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në burgun e ferrit.

Gjatë karrierës së tij, Ortiz ka luajtur vetëm në klubet meksikane dhe ka pasur vetëm një paraqitje me kombëtaren e El Tris, në vitin 2002.