Kërkesa e Albin Kurtit që të mbahet një seancën për votimin e qeverisë, me 3 shkurt, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Njëri prej tyre është edhe ish-ministri i shëndetësisë, që konsiderohet i afërt me Lutfi Haizrin, Imet Rrahmani.
Në mënyrë indirekte, ai ka kërkuar nga Albin Kurti që të ketë kujdes për veprimet e ardhshme.
“Mjaftojnë disa sekonda që të bëhet ndonjë veprim për të cilin do të pendohesh tërë jetën, kujdes pra”, ka shkruar ai.
Ndryshe, mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar Kryesisë së Kuvendit, kërkesën për caktimin e seancës plenare për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kryesia do të mblidhet më 31 janar, për të shqyrtuar kërkesën e Kurtit.







