Sulmuesi kosovari

Ish-mesfushori i Liverpoolit: Shaqiri nuk duhet të jetë në formacionin bazë

Ish-lojtari i Liverpoolit, John Barnes, ka thënë se 11-shja e Liverpoolit është më e fortë pa Xherdan Shaqirin në të, duke sugjeruar se ai duhet të luajë vetëm ndaj skuadrave më të dobëta.

Ndërsa, Shaqiri ka 18 paraqitje në këtë stinor, shumicën prej tyre nga banka rezervë, mirëpo ka ndihmuar skuadrën me golat dhe asistimet e tij.

Shaqiri ka gjashtë gola dhe tri asistime në këtë stinor, kujtojmë dy golat e tij kundër Manchester Unitedit, që ishin vendimtarë për fitoren 3-1 pas inkuadrimit të tij në minutën e 70’.

“Ai është duke tentuar që të futet në 11-she, por nëse e shikoni 11-shen më të mirë të Liverpoolit, ai nuk do të ishte aty”, ka thënë Barnes.

“Kur luan kundër ekipeve më të vogla, ai mund të luajë përpara dy mesfushorëve”.

“Mane, Salah, Firmino, ai nuk mund ta largojë asnjërin prej tyre nga formacioni”.

“Ai mund të luajë edhe në treshen e sulmit kur luan ndaj ekipeve më të dobëta”.