Ish luftëtarët e UÇPMB-së po i mbyt malli për vendlindjen, me vite të tëra nuk guxojnë të kthehen në Luginë

Shumë prej tyre e fituan luftën me armikun, por fatkeqësisht lufta politike e cila zhvillohet ende, i gjunjëzoi ata për të mos u kthyer më kurrë në vendlindjen e tyre.

Ish luftëtarët e UÇPMB-së sot po e paguajnë më shtrenjtë se kushto tjetër betejën për lirinë e Kosovës.

Lulzim Ibishi nga Presheva për më shumë se 12 vite nuk ka qenë në vendlindjen e tij. Ai për emisionin “Rrëfim suksesi” se për herë të fundit ka qenë në Preshevë në janar të vitit 2009. Që atëherë për shkak të rrethanave politike është larguar dhe jeton në Fushë Kosovë.

Lulzimi thotë se e mundon shumë malli që ka për bashkëfamiljarët dhe fshatin e tij të lindjes.

Ai thotë se nuk ka mundur të marrë pjesë as në varrimin e vëllait, por shprehet se ky është çmimi që duhet ta paguajë për lirinë e vendit.

Në vitin 2008 është bërë një arrestim i përmasave të mëdha në Luginën e Preshevës, ku një pjesë e madhe e ushtarëve të UÇK-së që kanë qenë të akuzuar janë arrestuar. Kjo bëri që edhe Lulzimi të nisë një jetë të re në Kosovë.

Fatin e tij e kanë edhe shumë të tjerë.

Ndiqeni rrëfimin e plotë të tij: