Ish-lojtari i Liverpoolit, Dejan Lovren lëshon komplet hotelin e tij për të goditurit e tërmetit në Kroaci

Futbollisti i Zenit St. Petersburg dhe ish-lojtari i gjigantit anglez Liverpool, Dejan Lovren ka bërë atë që duhet pas tërmetit të frikshëm që goditi Kroacinë mesditen e sotme.

“Lëshoj hotelin për 16 familje derisa sa të bëhen me strehë”, shkruan Lovren, duke ia bashkangjitur edhe të dhënat e hotelit, transmeton Ballkani.

Tërmeti që ra sot në shtetin ballkanik, epiqendrën e kishte në qytezën Petrinje, ndërsa fuqia e goditjes ishte 6.4 shkallë të rihterit./Ballkani.info/

https://ballkani.info/ambasadori-kosovare-ne-kroaci-flet-per-termetin-e-tmerrshem-qe-ndodhi-sot-tregon-se-a-ka-te-lenduar/