Ish lojtari i Interit dhe Juventusit i rikthehet futbollit pasi e la për muzikën

Pas më shumë se 3 vitesh tërheqje, ish sulmuesi i Romës, Interit dhe Juventusit, Pablo Daniel Osvaldo i është rikthyer zyrtarisht futbollit të luajtur.

Në moshën 33-vjeçare, Osvaldo i cili nga shtatori i 2016-ës kur la futbollin i ishte përkushtuar muzikës duke bërë edhe disa këngë ka firmosur një kontratë 6-mujore me klubin e Banfield.

Sulmuesi argjentinas do të provojë vetën në elitën e futbollit argjentinas me shpresën se do të lerë shenjë siç bëri me fanellën e Huracan në vitin 2005, pasi në eksperiencën e dytë atë Boca Juniors dështoi.