Ish lojtari i Chelseat, Joe Cole pensionohet nga futbolli

Ish lojtari i Chelseat, Liverpoolit dhe kombëtares angleze, Joe Cole i ka dhënë fund karrierës së tij 20 vjeçare si futbollist.

Cole e filloi karrierën te West Hami teksa debutoi që moshën 17 vjeçare para se t’i bashkohej Chelseat të Abramovichit për 6.6 milionë paundë në vitin 2003.

37 vjeçari e kaloi periudhën më të mirë në “Stamford Bridge” duke u aktivizuar për 6 sezone te “The Blues” dhe duke fituar 3 herë Premier Leaguen dhe FA Cup ndërsa pengu më i madh për të është finalja e humbur në Champions League ndaj Manchester Unitedit në sezonin 2007-2008.

“Pas 20 viteve karrierë prej profesionisti ka ardhur koha për t’i varur këpucët në gozhdë. 716 ndeshje dhe 104 gola të shënuar në shtatë klube të mëdha si West Hami, Chelsea, Liverpooli, Lille, Aston Villa, Coventry City dhe Tampa Bay Rowdies gjithashtu pata nderin të luaja me Anglinë. Të fitoja trofe me Chelsean ka qenë e veçantë për mua. Këto momente do të jetojnë gjithmonë me mua, ëndërr që është kthyer në realitet”, tregoi Joe Cole.

Cole zbuloi se në të ardhmen synon të merret me trajnim duke shtuar se ka shumë për t’i dhënë të rinjëve nga eksperienca e tij.