E ardhmja e Callum Hudson-Odoi është e paqartë edhe pse këtë fundjavë trajneri Sarri e aktivizoi si titullar në sfidën e vështirë ndaj Liverpoolit.

Sulmuesi i talentuar e ka shprehur se është i pakënaqur me minutat që i kanë vënë në dispozicion te Chelsea dhe do të kërkojë të largohet.

Për të interesohet që nga janari Bayerni që ofroi 35 milionë euro, ofertë që u refuzua.

Ish lojtari bavarez, Giaovanni Elber në një intervistë për “Goal.com” tha se Bayerni duhet të shtyjë për të bërë një ofertë të lartë për të marrë 18-vjeçarin anglez.

“Ne mund ta mësojmë nëse Hudson-Odoi është i përshtatshëm për Bayernin vetëm pas firmës së tij. Megjithatë, te Bayerni duhet të kenë kujdes kur nënshkruajnë me lojtarë të rinj. Tregu aktual i transferimeve është rasti kur një ofertë me 5 milionë euro më pak ose më shumë nuk blen lojtarët që dëshiron”, shpjegoi ish sulmuesi brazilian.

“Nëse Bayerni nuk e kryen telefonatën e fundit, ndoshta do ta bëjë Real Madrid ose Barcelona”, tha më tej Elber.

Këtë sezon Hudson-Odoi është aktivizuar vetëm 350 minuta në Premier League dhe kërkon të largohet për të gjetur më shumë hapësirë, mirëpo Chelsea nuk e ka lënë të lirë edhe për faktin se kërkon më shumë se 40 milionë euro për të.