Agim Bahtiri paralajmëron rikthimin në Mitrovicë, thotë se do të vijë pas pushimit

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka uruar kryetarin e ri të qytetit pasi ia dorëzoi detyrën.

Përveç urimit, Bahtiri u shpreh i gatshëm ta ndihmojë Hamzën.

Madje, ai paralajmëron rikthimin në Mitrovicë pas një pushimi në Holandë.

Statusi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Mitrovicës,

Sot, bëra dorëzim-pranimin e detyrës së kryetarit të komunës te kryetari i ri, z. Bedri Hamza.

Kisha nderin dhe kënaqësinë, të ju shërbejë me përkushtrim për 8 vite, gjatë të cilave kemi bërë shumë punë të mira për qytetin tonë.

Thelbi i demokracisë qendron te vota qytetarëve dhe rotacioni politik. Z. Hamza i uroj punë të mbarë dhe suksese në mandatin e tij qeverisës.

Mitrovica është qyteti më specifik në Kosovë, veçanërisht për shkak të aspektit politik.

Prandaj kryetari i Mitrovicës ka pas dhe ka përgjegjësi shumë më të mëdha, se sa kryetarët e komunave tjera.

Për shkak të natyrës specifike të qytetit, kryetari i ri do ta ketë mbështetjen time për aq sa mundem në secilën punë të mirë për Mitrovicën, sikurse që i ftoj edhe anëtarët e Kuvendit Komunal pa dallim partie dhe qytetarët që ta mbështesin kryetarin Hamza në secilën punë që shkon të mirë të komunës tonë.

Pas një pushimi tek familja ime larg së cilës jetoj tash e 8 vite, unë do të vazhdoj të kontribuoj me përkushtim për qytetin tim.