Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së: Fitorja e pro-rusit në Sllovaki, vazhdimësi e ndikimit rus në Evropë dhe Ballkan

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se fitorja e pro-rusit Pellegrini në Sllovaki, është indikacion negativ për unitetin e BE-së.

Ramadani në një postim në Facebook, ka shkruar se influenca ruse në Evropë dhe Ballkan është e vazhdueshme.

“Fitorja e Pro-Rusit Pellegrini në Sllovaki është indikacion shumë negativ për unitetin e mëtejshëm të BE-së në raport me politikat neo-perandorake të Rusisë. Ndërhyrja dhe shtrirja e influencës ruse në Evropë dhe në Ballkan është e vazhdueshme”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka shtuar se fatkeqësisht pak njerëz po arrijnë të kuptojnë qëllimet e Rusisë.

“Përfitimi i Rusisë nga vendimet dhe politikat e qeverive në Ballkan, përfshirë Kosovën, është paralajmëruar tash e sa kohë nga lidershipi i NATO-s dhe BE-së. Fatkeqësisht, pak njerëz po arrijnë të kuptojnë qëllimet e Rusisë. Rrjedhimisht, po kontribuojnë në përfitimet ruse. Operacionet Influencuese ruse janë të thella për më shumë se një dekadë tashmë”, ka shkruar Ramadani.

Popullisti Peter Pellegrini është zgjedhur president i Sllovakisë, duke pasuar liberalen Zuzana Caputova.

Bëhet e ditur se 48 vjeçari ka mposhtur pro-perëndimorin dhe ish-diplomatin Ivan Korcok, duke fituar 53 për qind të votave.

VIDEO BONUS: