Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka thënë se u dashtë Edi Rama sërish t’i mësojë krerët e rinj të institucioneve të Kosovës, që mbrojtja publike e vlerave të luftës dhe përmendja e emrave të udhëheqësve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, nuk janë sakrilegj dhe kurrfarë ndërhyrjeje në procesin e drejtësisë.

Përmes një statusi, Behramaj ka thënë se në mungesë të mbështetjes së krerëve të rinj të institucioneve të Kosovës për luftën e UÇK-së, fitorja e Edi Ramës është e arritur e madhe kombëtare.

Ai ka thënë se udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës, së paku nuk do të jenë të braktisur nga Qeveria e Shqipërisë, ashtu siç i ka braktisur dhe po i lufton politikisht lidershipi i ri institucional i Kosovës.

“Në mungesë të mbështetjes së krerëve të rinj të institucioneve të Kosovës për luftën e UÇK-së, fitorja e Edi Ramës është e arritur e madhe kombëtare. Udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës, së paku nuk do të jenë të braktisur nga Qeveria e Shqipërisë, ashtu siç i ka braktisur dhe po i lufton politikisht lidershipi i ri institucional i Kosovës. Edi Rama u dashtë sërish t’i mësojë që mbrojtja publike e vlerave të luftës dhe përmendja e emrave nuk janë sakrilegj dhe kurrfarë ndërhyrjeje në procesin e drejtësisë!”, ka shkruar Behramaj.