Ismail Syla, dikur këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi në një vjetorin e shkuarjes në Hagë të ish-krerëve të krerëve të UÇK-së ka komentuar deklaratën e ministers së Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila ka thënë se Thaçi e Veseli nuk kanë pranuar të takohen me përfaqësuesit e MD-së.
“Pse t’i pranojnë ata kur në Kuvend, në vendin e shenjtë të parlamentarizmit ajo me klithje jo duke folur ose bërtitur por duke klithur thoshte jeni kriminel. Nuk e di pse sot dikush qet lot krokodili.”, ka thënë Syla në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.
Ai është shprehur se mjerimi ynë si shtet është se shteti ynë nuk ka dashamirësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
“Serbia është kundër tyre, Rusia është, tash edhe lidershipi aktual të jetë i lumtur se ata janë atje.
Sipas Sylës ka njerëz që mendojnë se 14 shkurti është periudha kur fshihet historia dhe fillon historia e re.







