Ish-këshilltari i presidentit kritikon Kurtin, i reagon Berisha: Ruju se po të shkarkon edhe ty

Ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë që edhe pas 100 ditëve si kryeministër, Albin Kurti ende nuk ka mësuar të qeverisë, raporton Ballkani.info

Beharamaj ka shkruar kryeministri Kurti nuk është mësuar të qeverisë edhe pse i ka bërë 100 ditë si kryeministër.

“Albin Kurti i bëri 100 ditë si kryeministër dhe ende nuk u mësua të qeverisë. Në mungesë të rezultateve, ai edhe pas 100 ditësh vazhdon të thirret në rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit si sukses të vetmin të tij”, ka thënë Behramaj.

Në postimin e tij ka reaguar gazetari i njohur Ridvan Berisha, duke ironuzuar.

“Ruju se po të shkarkon edhe ty”. ka shkruar ai.

Kujtojmë se ish-kryeredaktori dhe autori i emisionit “Debat” në RTK, Ridvan Berisha, është larguar nga ekrani i televizionit publik pikërisht në 11 vjetorin e emisionit të tij. /Ballkani.info/