Ish-kandidati i VV-së për kryetar të komunës së Junikut, Besart Tofaj në një postim në rrjetin e tij në Facebook, i ka kërkuar Agron Kuçit të tërhiqet nga gara.
Ai i është drejtuar Kuçit me disa arsye për të cilat sipas tij Kuçi do të duhej të tërhiqej nga Gara.
“Dorëhiqu sepse nuk ju mbeti nder e as moral politik më.”
“Largohuni sepse Juniku është mbi të gjitha, sepse ky vend ka vajza e djem, gra e burra që e mbrojtën dhe e mbrojnë këtë vend qoftë edhe me jetë.”
“Ikni sepse ju erdhët duke vjedhur vota e me duke vjedhur vota do të largoheni.”
Ishin disa nga thirrjet e ish kandidatit të VV-së. /Ballkani.Info/
Postimi i plotë:
Kullat e Junikut nuk duan poshtërim
Dorëhiqu se nuk është vonë, mbroje atë pak identitet që të ka mbetur, vendi ynë nuk e meriton këtë poshtërim nga Ju.
Dorëhiqu sepse nuk ju mbeti nder e as moral politik më.
Dorëhiqu sepse ju në krye e në prapavij strukturat mafioze-kriminale nuk përfaqësoni Junikun.
Largohuni sepse Juniku është mbi të gjitha, sepse ky vend ka vajza e djem, gra e burra që e mbrojtën dhe e mbrojnë këtë vend qoftë edhe me jetë.
Largohuni sepse korrupsioni e krimi nuk ecen më.
Largohu sepse nuk të duhet posti pa nder.
Agron, a ta patëm borxh këtë poshtërim që po i bëni Junikut?
Ikni sepse ju erdhët duke vjedhur vota e me duke vjedhur vota do të largoheni.
Ju Agron dhe drejtorët tuaj komunal i zbehët Junikut lavdinë që e kishte dikur, por jo edhe gjatë sepse ndryshimi po vjen.
Dorëhiqu sepse mbase junikasit ju falin, së paku këtë bëje, junikasit do të ju tregojnë vendim me 14 nëntor por ti dorëhiqu tash.







