Ish kandidati për deputet i VV-së fyen rëndë LDK-në dhe Mustafën, kjo i pëlqen Mefail Bajqinovcit

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosjes, Driton Tali ka ‘hedhur baltë’ sonte në drejtim të LDK-së dhe kryetarit të saj, Isa Mustafa.

Sipas tij, po të kishte fituar LDK-ja në zgjedhje, qeverinë do ta bënte shumë moti.

“Ja me PDK-në, ja me AAK-në e Nisma’n. Ngoni tashti pallavrat e “engjujve rugovistë” mos paqi tjetër punë. Ani kur po aludojnë në “komunistë e komunizëm” o demagoga që 10 vjet e keni komunistin ma të sukseshëm jugosllav për kryetar!”, ka shkruar ai, transmeton Ballkani.info.

E ky postim i Talit duket se i ka pëlqy deputetit të ri të VV-së, Mefail Bajqinovci, i cili ia ka bërë “like” atij.

Të kujtomë se sot presidenti Thaçi e ka mandatuar për kryeministër liderin e VV-së, Albin Kurti. Ai tashmë i ka edhe 14 ditë kohë që ta bëjë qeverinë, megjithëse ende nuk ekziston një marrëveshje me LDK-në. /Ballkani.info/