Ish-kandidati i PDK-së i mbyt me mallkime ata që ia premtuan votën e nuk ia dhanë

Ish-kandidati për deputet nga PDK, Haki Morina, pas certifikimit të rezultatit zgjedhor ju ka dërguar një mesazh aspak të mirë atyre qytetarëve që nuk e votuan.

Morina përmes një postimi në Facebook tha se të gjithë ata që që i kanë premtuar se do ta votojnë e që nuk e kanë votuar, shpreson se do të infektohen me COVID-19, të sëmuren me kancer e me Sidë, shkruan Ballkani.info.

“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju raftë kanceri, sida dhe COVID-19”, shkroi ndër të tjera ai.

Por Morina i ra pishman pak, e më pas ka ndryshuar postimin, dhe mallkimi i tij u lehtësua pak, tanimë “uron” vetëm infektimin me Covid19 për këta persona./Ballkani.info/