Ish-hajduti zbulon gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit që janë në shënjestër të hajnave

Një ish-hajdut ka zbuluar mënyra se si të mbrohemi nga hajdutët dhe këshillat e tij sidomos janë të vlefshme për ata që shkojnë për pushime apo për ata që bëhen cak i hajnave gjatë natës.

Michael Fraser është një ekspert sigurie që ishte vetë hajdut.

Sipas tij, një nga gjërat më të rëndësishme është që njerëzit të jenë të kujdesshëm se ku e mbajnë kalendarin me shënime në të.

Asnjëherë mos e mbani pranë dritares, veçanërisht nëse lini shënime në të, sepse hajdutët do ta marrin vesh kur nuk jeni në shtëpi.

Nëse keni dy brava në derë, sigurohuni t’i përdorni që të dyja ato.

“Një hajdut mund ta kontrollojë lehtësisht nëse të dy bravat janë të kyçura apo jo, duke e vendosur këmbën në derë dhe duke e shtyrë atë. Nëse dera lëviz, do të thotë që një bravë nuk është e kyçur”, thotë Michael Fraser.

Ai shton se duhet të ndiqni të gjitha shenjat që mund të vijnë nga qeni i shtëpisë, nëse e keni një, sepse nuk janë të pakuptimta. “Po ashtu, sinjale mund të merrni edhe nga qentë e lagjes”, vijon ai.

Gjithashtu, është e nevojshme të investoni në sigurinë e shtëpisë.

“Hajduti nuk do ta bëjë cak një shtëpi që është e siguruar, në asnjë mënyrë. Sa më shumë të investoni në sigurime, aq më e madhe është mundësia që ata të anashkalojnë shtëpinë tuaj”, thotë Fraser.