Ish-gruaja e futbollistit shqiptar bashkohet me Rike Roçin në një “sesion” fotosh pa recipeta

Ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar që luan me Zvicrën, Blerim Xhemajli, di shumë mirë sesi të tërheqë vëmendjen e mediave rozë.

Erjona Sulejmani ka publikuar së fundmi në ‘Instagram’ fotografi të realizuara nga plazhet fantastike spanjolle. Teksa nuk ngurron së shfaquri linjat e saj perfekte trupore, Erjona guxon të dalë përpara kameras edhe topless.

Erjona Sulejmani u vendos fillimisht në qendër të vëmendjes mediatike kur deklaroi pas ndarjes nga Blerim Xhemajli se futbollistët nuk janë të mirë në shtrat. Blerim Xhemajli dhe Erjona Sulejmani u martuan në vitin 2015 dhe së bashku kanë sjellë në jetë një djalë.