Jurgen Klopp besonte dhe këtë ua injektoi lojtarëve të tij, që ishin të papërmbajtshëm në fushë, se përmbysja ndaj Barcelonës ishte e vështirë, por jo e pamundur. Dhe kështu rezultoi, në fakt. Goli i hershëm i Origi e rriti besimin më shumë te vendësit, që morën një fitore të jashtëzakonshme 4-0.
Sidoqoftë, ndeshja mund të kishte pasur një rrjedhë krejtësisht ndryshe, nëse Liverpooli do të mbetej me 10 lojtarë në fazat e hershme të lojës. Në minutat e para, anësori i majtë i “Reds”, Andy Robertson, e goditi me të shtyrë Lionel Messin në kokë, ndërsa ai ishte përtokë, para tij.
Messi ishte i zemëruar nga ky veprim, ndaj u ankua tek gjyqtari Cuneyt Cakir. Sjellja e Robertson nuk u ndëshkua, por sipas ish gjyqtarit të Premier League, Mark Halsey, skocezi ishte me fat që e shmangu kartonin e kuq.
“Andy Robertson duhej dëbuar nga loja për goditjen në kokë të Lionel Messit. Gjyqtari Cuneyt Cakir nuk e parë incidentin në fillim të ndeshjes në “Anfield”. Robertson ishte me shumë fat, që edhe VAR-i nuk e pa atë sjellje të dhunshme. Messi ishte në tokë, pas ndërhyrjes, çfarë po i bënte ai? Jam shumë i befasuar që zyrtari i VAR-it nuk ia rekomandoi Cakir rishikimin e incidentit”.
Andy Robertson’s attempt to rough up Lionel Messi early on 👀
Don’t make him angry…#FCB #LFC #LIVBAR #UCLpic.twitter.com/buUstiB2WY
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) May 7, 2019
Në fakt, nxjerrja me karton të kuq e Robertson mund ta kishte ndryshuar tërë rrjedhën e ndeshjes. Me një lojtar më pak, nuk do të kishte gjasa që Liverpool t’i kalonte 90 minuta pa pësuar gol.







