Ish futbollisti i Juventusit dhe Interit bën ndërhyrje brutale, e lë pa ndjenja kundërshtarin

Felipe Melo, ish-futbollist i Juventusit, Interit, e Galatasarayt, vazhdon të jetë tejet i ashpër, gati-gati brutal në fushat e blerta.

Këtë “specialitet” të tij e ka demonstruar herë pas here në karrierë, kudo ku ka luajtur.

I dhunshëm në ndërhyrje, pa pyetur fare se çfarë kishte përballë, u tregua edhe dje në Brazil. Ndërhyrje e tmerrshme ndaj kundërshtarit dhe karton i kuq i drejtpërdrejtë.

Futbollisti veteran, që tani aktivizohet te Palmeiras, la përsëri një shembull të stilit të tij agresiv të lojës, me një veprim shumë të shëmtuar ndaj kundërshtarit, pjesë e skuadrës së Bahia.

Kjo e fundit barazoi 2-2 ndaj Palmeiras, në kampionatin e Brazilit (Serie A), të dielën.

Ndërhyrjen e mesfushorit 36-vjeçar mund ta shihni në videon më poshtë:

https://youtu.be/UV8QJTv-11k