Vrasja e Liridonës

Ish-eprori i Policisë: Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt është duke u shoshitur në Gjykatë

Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.

Për të diskutuar lidhur me detajet shtesë për vrasjen tragjike të Liridona Ademajt janë të ftuar në emisionin ”Five’ në RTV Dukagjini, ish-eprori i Policisë së Kosovës, Refki Morina dhe avokati, Shkëlqim Jakupi.

Ish-eprori i PK-së, Refki Morina ka potencuar se aktualisht rasti i vrasjes tragjike të Liridona Ademaj është duke u shoshitur në Gjykatë dhe se Policia e Prokuroria kanë fakte e prova të mjaftueshme për të argumentuar që ai është kryesi i veprës.

”Lënda ka shkuar në Gjykatë dhe kjo është duke e shoshitë rastin. Faktet, dëshmitë, dëshmitarët edhe i pandehuri por edhe personi që akuzohet deklarohen në Gjykatë por edhe personat e tjerë do të thonë fjalën e tyre. Shumicën e herave kryerësit e veprave penale nuk e pranojnë fajin, mundohen të iu ikin përgjegjësisë penale. Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë prova të mjaftueshme dhe fakte që argumentojnë që ai mund të jetë kryerësi i veprës penale”, ka thënë Morina.

Ndërsa, avokati Shkëlqim Jakupi ka thënë se procuderalisht prokuroria është brenda afatit dhe sipas tij ‘prokuroria ka afat deri në dy vite por mundet edhe një vit shtesë nëse ka arsyetim për zgjatje të afatit.

”Prokuroria ka afat deri në dy vite, por mundet edhe një vit shtesë të marr nëse ka arsyetim për zgjatje të afatit nga Prokuroria. Dhe kemi të bëjmë me një rast që ka peshë tejet të rëndë. Dhe përcaktimi i dënimeve për këto vepra penale siç është Vrasje e rëndë, shkon minimumi prej dhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm. Prandaj edhe prokuroria ka një kujdes të veçantë në raste të tilla, për të mos lejuar asnjë lëshim të mundshëm procuderal i cili do të mund të ndikonte edhe në kreditibilitetin e procedurës penale duke përfshirë edhe shqyrtimin gjyqësor deri tek përcaktimi i vendimit në aktgjykimin e Gjykatës kompetente”, ka thënë Jakupi.

Sa i përket rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, avokati Jakupi ka theksuar se prokuroria nuk ka probleme lidhur me faktin dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale por përcaktimi dhe gjetja apo zbulimi i motivit që ka quar deri në aktin e kryer.

”Rasti në fjalë, Prokuroria nuk ka shumë probleme për faktin e kryerjes së veprës penale dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale. Por Prokurorinë dhe vet Sistemin e Drejtësisë është me shumë rëndësi përcaktimi dhe gjetja, zbulimi e motivit, qëllimi i kësaj vepre penale, për shkak të qarkullimit të lajmeve, fjalëve dhe raportimi i mediave. Supozojmë, nëse vepra penale ndërlidhet me përfitimin e dobisë pasurore ose supozojmë me mbulimin e veprës tjetër penale”, ka theksuar Jakupi.

VIDEO BONUS: Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Qendrës për të moshuar në Podujevë