Derisa ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të Emiliano Sala, ish e dashura e futbollistit fillon me akuza të rënda.
“Është e pabesueshme që ata kanë pezulluar kërkimet”, shkroi ajo.
Berenice Schkair shkoi më tej: “Hetoni mafien e futbollit, sepse nuk besoj në një aksident”, shkroi në Twitter përpara se të largojë më vonë postimin.
Ndërsa ajo në një postim në Instagram shpreh pakënaqësi mbi autoritet angleze që ndërprenë kërkimet dje, teksa nuk mendon se shkak i rënies së avionit të jetë moti i keq.
Autoritet sot kanë nisur sërish të kërkojnë trupat që ndodheshin në aeroplan, derisa ka pak shpresa se mund të jetë gjallë







