Ish e dashura e “50 cent”, merr gjithë vëmendjen në fustanin e bardhë

Modelja me famë botërore Daphne Joy, njihet edhe si aktore në disa role.

Ajo është tejet e njohur në të gjithë botën, falë bukurisë që ka si dhe formave trupore, e që nuk heziton ti ekspozoj herë pas here nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Daphne gjithashtu njihet për publikun edhe si ish e dashura e reperit ’50 cent’, me të cilin kanë një djalë.

Ajo me paraqitjet e saj publike, kujdeset që të duket më së miri, e njejtë ka bërë edhe së fundmi.

Joy ka publikuar disa fotografi me një fustan të bardhë, që më së miri i theksonte linjat e saj bombastike trupore dhe vinte në pah bukurinë e 33-vjeçares.