Sot gjatë ditës është mbajtur samitit i Bashkimit Evropian ku morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, përfshirë këtu edhe presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, presidenten e Komisionit Evropian dhe gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit, pritej që të hapeshin negociatat për Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por gjë e cila nuk ndodhi, shkruan lajmi.net

Rreth kësaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media shprehu keqardhje për BE-në, duke treguar edhe një lutje që kishte për zyrtarët e unionit.

“Kështu që lutja ime për ta ishte, ju lutemi, mos lejoni që BE-ja të bëhet si kongregacioni i priftërinjve që po diskutonin seksin e Engjëjve, ndërsa muret e Konstandinopojës po shemben”, tha mes tjerash Rama.

Këtë thënie të Rames, siç duket, e ka pëlqyer edhe ish-diplomati i Gjermanisë Wolfgang Ischinger, i cili e ka shpërndarë thënien e kryeministrit shqiptar në Twitter.

Can’t resist, and I am not a journalist, but this must be in the top 3 quotes of any EU presser ever! And again, it’s the truth. https://t.co/tU9ZUju1xx

— Nikola Dimitrov (@Dimitrov_Nikola) June 23, 2022