Ish-diplomati e “gozhdon” Abazoviqin, jep alarmin për perëndimin që të veprojë për Kosovën – përmend veprimet e frikshme të Malit të Zi

Politikani me prejardhje shqiptare, Dritan Abazoviq, bartës i listës i koalicionit “E zeza mbi të bardhën” ka deklaruar se do të jetë kundër, nëse në rend dite të qeverisë së ardhshme malazeze vihet tërheqja e njohjes së Kosovës.

E, pikërisht ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci.

Ai në një reagim, të publikuar në rrjetin e tij social në Facebook, ka thënë se deklarata e politikanit nga Mali i Zi është qesharake.

Ish-ambasadori shpjegon se nëse tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës vije në rend të ditës në Qeverinë e Malit te Zi, ajo do të votohet pavarësisht kushtëzimit të tij, pasi ai nuk e ka të drejtën e vetos.

Tutje, ai konsideron se një qeveri pro-serbe mund të bëjë edhe hapintë daljes së Malit të Zi nga NATO-ja.

“Për më tepër një qeveri e tillë mund të bëjë edhe hapin tjetër, dhe atë të daljes së Malit të Zi nga NATO-ja që do të shënonte rastin e parë në historinë e Aleancës, dhe Podgorica do të mund t’ia plotësonte kërkesën e Rusisë të vitit 2014 që të hapë një bazë detare në portin e Barit, me ç’rast do të ndryshonte rrënjësisht gjeopolitika e rajonit”, shkruan mes tjerash ai.

Ja shkrimi i tij:

Image

Kjo deklaratë e Abazoviqit është qesharake. Nëse tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës vie në rend të ditës në Qeverinë e Malit të Zi, ajo do te votohet pavarësisht kushtëzimit të tij, pasi ai nuk e ka të drejtën e vetos.

Në anën tjetër problem në vete do të jetë edhe bashkëpunimi i NATO-s me një qeveri pro-ruse për shkak të këmbimit të informacioneve sekrete të Aleancës. Për më tepër një qeveri e tillë mund të bëjë edhe hapin tjetër, dhe atë të daljes së Malit të Zi nga NATO-ja që do të shënonte rastin e parë në historinë e Aleancës, dhe Podgorica do të mund t’ia plotësonte kërkesën e Rusisë të vitit 2014 që të hapë një bazë detare në portin e Barit, me ç’rast do të ndryshonte rrënjësisht gjeopolitika e rajonit.

Fitorja e forcave pro-ruse në Mal të Zi duhet të jetë një “ëake up call” për perëndimin që Kosovës t’i hapë rrugë për anëtarësim në NATO dhe për këtë anëtarësia e vendit tonë në OKB nuk është e nevojshme.