Anita Morina – Saraçi

Ish-deputetja përlotet në studio teksa kujton momentin e nënshkrimit të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës

Në kuadër të edicionit special të “#Gjesi”-t për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të ftuara qenë edhe dy ish-deputetet, Drita Kadriu dhe Anita Morina – Saraçi, të cilit kishin pasur fatin dhe nderin ta nënshkruajnë deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Rrëfimet e tyre ishin tejet emocionuese, gjersa Morina – Saraçi edhe u përlot kur foli për momentin e nënshkrimit. “Madje, prej emocioneve kam harruar ta shkruaj mbiemrin e dytë”, tha pos tjerash ajo.