Ish-deputetja e LDK-së thotë se Lutfi Haziri ka merituar të jetë kryetar i partisë: Diferenca në vota ishte taktikë e Qunit

Lumir Abdixhiku është zgjedhur lideri i ri i LDK-së, duke u përmbyllur procesi i zgjedhjes së kryetarit në raundin e parë. Abdixhiku ka fituar me diferencë prej 75 votash prej vendit të dytë.

Ai ka lënë prapa nënkryetarin e LDK-së, Lufti Hazirin, të cilin e kanë votuar 116 delegatë.

Lajmin për humbjen e Hazirit nuk e ka pritur mirë zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku.

Ajo ka mbështetur Hazirin për pozitën e të parit të LDK’së, derisa ka thënë se diferenca e madhe në vota mes Hazirit dhe Abdixhikut mund të ketë ardhur për shkak të tërheqjes nga gara të Anton Qunit.

“Edhe unë nuk e kam pritur atë diferencë kaq të madhe. Kjo ishte taktikë e zotit Quni, dhe besoj që delegatët e tij kanë votuar për Lumirin. Arsyet për tërheqje zoti Quni i ka thënë në media, e ka menduar që duhet të tërhiqet dhe është tërhequr. Unë mendoj që delegatët nuk kanë pasur asnjë trynsi në votim”, ka thënë ajo.

Bunjaku në T7 ka thënë se duke marrë parasysh përvojën e Hazirit, ai e ka merituar që të jetë në krye të LDK’së.

Megjithatë, ajo ka thënë se e pranojnë rezultatin e djeshëm, dhe se Kuvendi Zgjedhor i mbajtur dje ka qenë i rregullt dhe transparent.