Ish- deputeti i VV-së për emërimet në borde: Paramendo çka do t’bënin nëse do të vazhdonin me qenë në pushtet

Ish- deputeti, Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj emërimit në borde të njerëzve të Vetëvendosjes.

Ai ka shkruar në Facebook se duke rënë kanë nisur t’i kapin bordet.

“Paramendo çka do t’bënin nëse do të vazhdonin me qenë në pushtet”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Në rënie e sipër, kanë fillu me i kapë bordet me militantë. Paramendo çka do t’bënin nëse do të vazhdonin me qenë në pushtet.

E kemi thënë shumë më herët: VV do ta çkapë shtetin, vetëm për ta kapur për vete.