Ish-deputeti i LDK-së flet për avullimin e 2 milonë eurove, ka një porosi pas shkurtit

Vjosa Osmani dje ka prezantuar slloganin e partisë së saj të cilin e quan Guxo, ndërsa ditëve në vijim do të prezantojë edhe emrin e partisë, shkruan Ballkani.info.

Haxhi Avdyli është njëri prej ish-deputetëve të LDK-së që ka deklaruar publikisht se do t’i bashkohet Osmanit.

Ai është duke vazhduar përkrahjen ndaj saj, duke thënë se që pas shkurtit s’do të ketë lutje.

Me këtë ai ironizuar për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit dhe “lutjen” e qeverisë së kaluar që ato të kthehen./Ballkani.info./

Postimi i plotë i Haxhi Avdylit:

A thua iu përgjigjen lutjeve me Email, ata avulluesit e 2.100.000 € që ti kthejnë ato para. Është koha edhe për një lutje me një letër më të dhimbshme keto ditë. Sepse pas shkurtit sdo ketë më lutje, ta dini…